Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Xhaminë e Et’hem Beut në qendër të Tiranës.
Rama e quan një xhevahir të trashëgimisë kulturore që është kthyer krejt në shkëlqimin e vet. Ai ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës dhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu.
“Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet, pas një pune të gjatë milimetrike, që ka nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave dhe sot është vendi ideal, për të uruar Muajin e Madh të Ramazanit me besimin e madh se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë”,- shkruan Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ka uruar muajin e shenjtë të gjithë besimtarëve për ta kaluar sa më lehtë në kushtet e pandemisë.
“Deri para një muaj ishte e paimagjinueshme që ju do të futeshin të muajin më të shenjtë të vitit me lehtësimin e masave anti Covid.
Me lehtësimin e masave kufizuese ju do të mund që të kryeni të gjithë ritualet. Me daljen nga tuneli i pandemisë dhe pas hapjes së turizmit, siç thoni ju pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Uroj të gjithë anëtarët e Komunitetit dhe të gjithë besimtarët për këtë muaj të shenjtë”,- tha Rama.