Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Pas vdekjes së vajzës në spital, familjarët u dedikojnë mjekëve një mesazh prekës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fjalë prekëse janë përmbledhur në një dedikim kushtuar mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë, nga ana e familjarëve të një vajze 37-vjeçare e cila ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Familja Maloku dhe Bajgora përpos dhimbjes për humbjen e vajzës dhe nuses së tyre kanë falenderuar mjekët e spitalit për përkushtimin e treguar, pavarësisht se plagët e vajzës ishin të parikuperueshme. Mesazhi i tyre është bërë publik nga mjeku dhe profesori i mjekësisë Arben Gjata.

MESAZHI I PLOTË

Kur mgjth dhimbjen njerezit jane mirenjohes. Pergezimet me te sinqerta kolegeve te Spitalit Ushtarak!

“I dashuri profesor Dilaver,

Vajza e jonë Fatmirja 37 vjeçe vdiq në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në mëngjesin e ditës e premte, të datës 7 korrik 2017. Fatmirja e jonë e dashur nuk mundi ti përballojë lëndimet që i mori në aksident komunikacioni. Megjithate, familja ime Maloku, por edhe familja Bajgora, ku ishte e martuar Fatmirja, ndjejmë obligim moral të ju falënderojmë juve përsonalisht, mjekët : Dr.Luan Nikollari, Dr. Ergen Hodaj si dhe kol.Dr.Rushan Muhameti, për angazhimin profesional të nivelit të lartë, por mbi të gjitha, për mikpritjen vëllazërore që iu afrua në rend të parë Fatmirës si dhe njerëzve tanë që qëndronin pranë Fatmirës. Ata , doktorët bën gjithçka nga ana e tyre, por jo vetëm ata, por i gjithë stafi i spitalit. Vajza e jonë Fatmirja, e ndjeuj ngrohtësinë e vëëlezërve dhe motrave të gjakut të saj, dhe nuk pati as frikë e as nuk i mbeti merak ta kishim drejtuar dikund tjetër, siq na preferonin këtu në Prishtinë, bashkëpuntorët e shkieve, Beogradin ose Shkupin! Ne ishim të sigurt se askush tjetër nuk ti sheron plagët sikur doktorët e Nënlokës Shqipëri. Doktorët patën konsideratë, duke e kuptuar drejt se te dy familjet Maloku dhe Bajgora jemi familje skamnore, dhe gjithë këto sherbime për bijen tonë Fatmirën i mbuluan vetë. Po dihet se roli i juaj në këtë rast ishte i veçantë. Prandaj, me gjithë dhëmbjën që kemi për Fatmirën tonë, ne ju falënderojmë nga zemra për gjithë atë që ju e bët!

Qofshi me shëndet dhe gëzime në familjet e juaja. Po të kishim adresa interrneti do ti falënderonim të gjithë një nga një, por falënderimin po ua përcjellim përmes jush.

Në emër të dy familjeve: Maloku dhe Bajgora, me shumë respekt për Ju, Fazli Maloku- Prishtinë” 

Më shumë




spot_img








spot_img