Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Pas vaksinimit, gazetarja e njohur infektohet me “Delta”: Është i pamëshirshëm!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja e lajmeve rozë të prestigjozes E!News, Catt Sadler, është infektuar me variantin “Delta”, ndonëse kishte marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar eksperiencën e saj të infektimit me variantin e ri të koronavirusit.

Ajo tregon se është infektuar nga një person i cili nuk ishte vaksinuar për të cilin mendonte se kishte vetëm një grip të thjeshtë dhe nuk duhet të shqetësohej.

“Delta është i pamëshirshëm dhe shumë ngjitës, u infektova pas vaksinimit,” shkruan gazetarja në Instagram.

Postimi i plotë:

“Është e rëndësishme, lexojeni! Jam plotësisht e vaksinuar dhe kam Covid. Po jua them këtë në mënyrë që të kuptoni, se pandemia NUK ka mbaruar. Delta është i pamëshirshëm dhe shumë herë më ngjitës, ndaj dhe mua më infektoi edhe pse isha e vaksinuar.

Isha duke u kujdesur për dikë që u sëmur me Covid (megjithëse në atë kohë mendonim se ishte thjesht grip)  kështu që unë rashë në kontakt të ngushtë me virusin, edhe pse kisha vendosur  maskë, edhe pse jam e vaksinuar plotësisht, unë u infektova. Supozova se do të isha mirë. Por ja që  nuk jam.

Në qoftë se nuk je i vaksinuar dhe nuk vendos një maskë, të garantoj që nuk do doje të ndiheshe njësoj siç po ndihem tani. Por, edhe nëse je i vaksinuar, mos e lër me kaq kujdesin.

Sugjeroj me ngulm ta vendosësh maskën në vende të mbyllura e me shumë njerëz. Mesa duket kjo pandemi nuk ka kaluar akoma. Vaksinat zvogëlojnë gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjen, por kjo nuk do të thotë se jeni të pathyeshëm dhe se nuk mund të infektoheni. Kështu që vazhdoni të mbroni veten.”

Më shumë

spot_img
spot_img