Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Pas vaksinës anti Covid, Oksfordi nxjerr vaksinën revolucionare kundër kancerit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekipi që krijoi njërën prej vaksinave kundër Covid, ai i Universitetit të Oksfordit, ka prodhuar dhe një vaksinë që premton të revolucionarizojë trajtimin kundër kancerit

E kombinuar me terapi të tjera ekzistuese, kjo vaksinë nxit sistemin imunitar të njeriut qe luftojë sëmundjen. Së bashku, ato kanë qenë në gjendje të tkurrin ndjeshëm tumoret tek minjtë, e të përmirësojnë shumë shanset e mbijetesës.

Eksperimenti i parë mbi njerëzit do të përfshijë 80 pacientë me qeliza kanceroze në mushkëri- një prej llojeve më të përhapura dhe më të rënda te kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilin diagnostikohen 47.000 persona çdo vit.

Professor Adrian Hill, drejtor i Universitetit Jenner pranë këtij Universiteti tha se “vaksina e re ka potencialin ta ndryshojë rrënjësisht trajtimin kundër kësaj semundjeje”. Ajo bazohet mbi një njëjtën teknologji vektori që u përdor për vaksinën anti Covid të Oksfordit dhe AstraZenecas.

Materiali genetik i përcjellë në këtë mënyrë e nxit trupin t’i përgjigjet molekulave të njohura si proteina MAGE, të cilat gjenden në sipërfaqen e qelizave të kancerit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img