Hapësire reklamuese

Politikë

Pas ultimatumit të Ramës, largohet drejtori i 6-të i Hipotekave

Shkruar nga Newsbomb

Pas ultimatumit të Ramës, largohet drejtori i 6-të i Hipotekave.

Bëhet fjalë për Lediana Bardhin, drejtoreshë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Tiranë, e cila siç raporton  shqiptarja.com, ka dhënë dorëheqjen këtë të mërkurë.

Një javë më parë kryeministri Edi Rama u kërkoi drejtorëve të Hipotekave në të gjithë vendin të largoheshin nga detyra pasi, me akuzën "abuzim me detyrën".

Nga detyra janë larguar deri tani: drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Meleq Karabina, drejtori i Hipotekës së Tepelenës Pëllumb Milori, drejtori i Hipotekës në Përmet, Gentjan Kukureci si dhe ai i Hipotekës së Lushnjes, Ervis Sambolliu, dhe drejtori i hipotekës së Vlorës, Rezart Elmazi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu