Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Pas tymnajës në media, Meta zbulon takimin me zyrtarin e lartë në Strasburg: Demokracia në radhë të parë është vendore

spot_img

Lajme të ngjashëm

e00035fe7ffd7950784c2862ac068edc

Presidenti Ilir Meta është takuar në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Andreas Kiefer.

Në faqen e tij zyrtare, kreu i shtetit bënë me dije se “Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit”.

Po ashtu Meta bën me dije se janë dakordësuar për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt.

Ndërkaq, ky reagim i Metës vjen edhe një një kohë kur në media është aluduar për vizitën e kreut të shtetit, e cila është raportuar si e fshehtë dhe e mbushur me mister.

Mesazhi i plotë i Metës:

Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer.

Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime.

U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img