Një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar në Tiranë, në zonën e Kasharit.
Bëhet me dije se nga mëngjesi i sotëm, policia po zhvillon një operacion në bashkëpunim me OSHEE, ku kanë zbuluar edhe shtëpinë ku kultivohej kanabis në Kashar.
Disa bimë narkotike janë sekuestruar në banesë, ndërsa policia njofton se ka disa të arrestuar.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm u zbulua një tjetër shtëpi bari në Tropojë.
Tiranë/Informacion paraprak.
Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 në Tiranë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6 disa persona.
Vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr.6.
Në përfundim do tju jap info të plotë
Në përfundim të këtij operacioni do t’u japim infomacion të plotë.
