Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Pas tre vitesh, ​Kosova heq gjendjen e emergjencës shëndetësore të Covid-19

Lajme të ngjashëm

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbyllje të emergjencës së shëndetit publik, duke i dhënë kështu fund betejës më pandeminë COVID-19 pas tre vitesh.

Kërkesën për mbylljen e emergjencës e bëri ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ministri Vitia ka deklaruar se duke marrë parasysh situatën epidemiologjike, nuk ka më arsye që masat anti-covid të jenë në fuqi dhe ka kërkuar shfuqizimin e vendimit për masat.

“Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në zbatim të rekomandimit të Institutit Kombëtar, deklaratën e OBSH-së dhe në bazë të rekomandimeve të komisionit këshilldhënës…duke marrë për bazë dispozitat e ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës, MSH vlerëson se tani nuk ka më arsye për masat anti-covid dhe kështu kërkon shfuqizimin e vendimit për masat”, tha Vitia.

Më shumë