Pas tragjedisë në Britaninë e Madhe, Ariana Grande anulon koncertet

Publikuar tek: bota, më 14:28 25-05-2017 Pas tragjedisë në Britaninë e Madhe, Ariana Grande anulon koncertet

Pas tragjedisë që ndodhi në koncertin e Ariana Grandes në Manchester, ku si pasojë e një sulmi terrorist mbetën të vrarë 22 persona, këngëtarja ka marrë një tjetër vendim, pas atij për mbulimin e shpenzimeve për funeralin e viktimave.

Ariana ka vendosur të heq dorë nga turneu. Këngëtarja mbrëmjen e djeshme ka anuluar dy koncertet e saj në O2 në Londër, të parashikuara për sot dhe nesër dhe të gjitha aktivitetet e saj të programuara deri në datën 5 qershor.

Tragjedia e ndodhur ditën e hënë ka bërë që Grande për disa javë të heqë dorë nga turi i saj. Në një deklaratë zyrtare menaxheri i këngëtares është shprehur, “Koncerti në Londër këtë javë do të anulohet. Po kështu dhe të gjithë të tjerët që ishin programuar deri në datën 5 qershor në Zvicër. Kërkojmë që në njëjtën kohë të gjithë të përkrahim familjet e viktimave në Manchester si dhe të plagosurit e prekur nga ky akt i rëndë. Edhe njëherë na kanë cënuar jetën, por bashkë do t’ia dalim”.

Këngëtarja Ariana Grande është kthyer pranë familjes së saj në SHBA e traumatizuar nga ngjarja në Manchester.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas vizitës së Melania Trump vogëlushit të sëmurë i ndodh mrekullia
Gafa e Ivanka Trump në Itali po bën xhiron e botës, çfarë e quajti futbollistin legjendar »
Article Logic
Execution time: 0.013611793518066
array(1) { ["section"]=> string(72) "pas-tragjedise-ne-britanine-e-madhe-ariana-grande-anulon-koncertet-79945" }