Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas thirrjes së NEWSBOMB merr fund odiseja e 10 shqiptarëve në Qafë Thanë, lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_318301" align="alignnone" width=""]10 shqiptaret u lejuan te kalojne ne Qafe Thane[/caption]

Pas lajmit që publikoi newsbomb mbrëmjen e djeshme, ku 10 shqiptarë kishin ngelur të bllokuar në doganën e Qafë Thanës duke mos u lejuar të kalojnë për t'u kthyer në shtëpitë e tyre, më në fund ka ardhur edhe lajmi i mirë.

10 qytetarët, të cilët punojnë me sezon si barinj në malet e Maqedonisë, janë lejuar të kalojnë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ata u detyruan ta kalonin natën në temperatura shumë të ulëta, duke ndezur zjarre në tokën e ndërmjetme për t'i bërë ballë të ftohtit ekstrem.

Pala maqedonase kishte pranuar t'i kalonte, por ajo shqiptare kishte refuzuar, duke u thënë se "kështu është urdhri".

Dy prej tyre janë në moshë të madhe, mbi 65 vjeç. Newsbomb.al mësoi se gruaja e një prej tyre është nisur nga Shqipëria me taksi drejt pikës kufitare të Qafë Thanës por bashkëshorti i saj nuk është lejuar të kalojë.

Vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë shqiptar nuk do të lejohet të kthehet, pasi vendi ndodhet në izolim total. Dhjetra të tjerë janë bllokuar në doganën e Kakavijës si dhe në atë me Malin e Zi.

92028048_1680652035407471_4025841720359911424_n_copy.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu