Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Pas 8 vitesh shtrëngata, ndryshimi do vijë” Basha u premton dibranëve: Në Peshkopi do ndërtoj Universitet për të rinjtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme e ka vazhduar turin elektoral në Peshkopi ku është pritur nga qindra qytetarë.

Në një marshim në bulevardin e qytetit, qindra simpatizantë të Partisë Demokratike me flamuj në duar, thërrisnin “Rama ik”.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u premtoi dibranëve që pas 25 Prillit jeta e tyre do të ndryshojë dhe se një nga prioritetet e tij është arsimimi i të rinjve në këtë qytet.

Basha tha se me ardhjen e tij në qeveri, së bashku me ekipin e tij do të ndërtojnë Universitetin e Peshkopisë.

“Së shpejti do ta rimarr vendin. Me hapjen e filialit këtu në Peshkopi të Universitetit. Siç e tha dhe një nga intelektualët , Dibra ka qenë universitet para se të kishte universitet. Epra do ta kthejmë arsimin shtyllën e të ardhmëve të fëmijëve tanë. Pas tetë vitesh shtrëngata dhe dimri pas tetë vitesh premtimesh të mbajtura dhe dështimet a do t’ja hapni më derën të keqes? Së bashku i prij ndryshimit që kërkon Dibra dhe e gjithë Shqipëria. Ndryshim në ekonomi, ndryshim për sipërmarësit e vegjël, ndryshim në arsim, për fermërët duar artë dibranë. Ndryshimi që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimin që prisni Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”- tha Basha.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img