Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Pas tërmetit e pandemisë, plasi një luftë”, Rama flet në Kongresin e PS: Po mbrojmë 95% të konsumatorëve! Ata që kanë më shumë lekë, do paguajnë më shtrenjtë energjinë

Shkruar nga Newsbomb
“Pas tërmetit e pandemisë, plasi një luftë”,

Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste duke e vënë theksin te tre fatkeqësitë që kanë prekur vendin tonë dhe gjthë botën në vitet e fundit, duke dëmtuar rëndë ekonominë.

Tërmeti, pandemia, “dhe tani na plasi një luftë mu në mes të Europës”, u shpreh Rama.

Kreu i Partisë Socialiste renditi disa prej masave që qeveria e tij ka marrë, për t’i bërë ballë kësaj krize të shkaktuar nga “këputja dhe shtrembërimi i hallkave tregtare” për shkak të luftës në Ukrainë.

Rama tha se qeveria po mbron 95% të konsumatorëve të energjisë nga rritja e çmimit, por paralajmëroi rritje të çmimit për ata 5% që harxhojnë 25% të energjisë elektrike.

Pjesë nga fjala e Ramës në Kongresin e PS:

Socialiste shumë të dashur, socialistë dhe socialiste kudo jeni duke na ndjekur, i dashur Gramoz, shokë dhe shoqe delegatë, askush se kishte menduar që ky Kongres i caktuar prej kohësh si një stacion mes përfundimit të këshillimit të parë kombëtar dhe fillimit të zbatimit të nismave, do të zhvillohej nën peshën e rëndë të një tjetër kohe të jashtëzakonshme. Si të mos mjaftonte një tërmet që tronditi fort mbarë shoqërinë tonë, dhe nxjerrë në pak sekonda në rrugë të madhe mbi 15 mijë familje, dhe një pandemi që goditi me forcë mbarë botën, plas tani edhe një luftë, mu në Europë. Një luftë krejt e paimagjinueshme vetëm disa javë më parë. Kjo fatkeqësi e treta radhazi vret, plagos dhe përzë nga vendi i tyre miliona njerëz. Por shtrembëron dhe këput hallka të furnizimit në mbarë botën, me energji, grurë, misër, vaj, hekur. Duke goditur zhvillimin dhe ekonominë e vendeve. Goditja mbi çmimet pret drejtpërdrejt dy hallka në vendin tonë. Cënon ata që kanë të ardhura më të ulëta, ata që kanë nevojë për transportin publik, ata që jetojnë duke punuar tokën. Kërcëon investimet publike dhe private, të cilat janë motor të gjenerimit të të ardhurave për dhjetra e dhjetra mijëra njerëz të punësuar.

Për të parët qeveria reagoi menjëherë, paketa e rezistencës sociale kompenson rritjen e befasishme të produkteve bazë, si dhe për naftën, për transportin publik dhe për punën në fermë. Dhe ndërkohë, përpara fillimit të luftës, kjo qeveri ngriti një mburojë financiare për të gjitha familjet shqiptare pa përjashtim. E cila neutralizon marramendjen goditëse të rritjes së çmimit mbi faturat elektrike. Sot që flasim qeveria vazhdon dhe paguan diferencën. Por natyrisht që kjo kërkon shumë para, të cilat sigurisht hiqen nga diku tjetër. Në ndërkohqë që ne nuk e dimë, edhe sa kohë akoma do të duhet të përballemi me këtë çmenduri në çmimin e energjisë elektrike. Prandaj edhe së paku, jo se do të na zgjidhë problemin. Së shpejti ne do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e popullit sepse janë më të pasur. Nuk ka asgjë më normale dhe më të natyrshme që ne të shkojmë kundër rrymës së vetë sistemit, për të mos lejuar që pensionistët tanë të kenë një dhimbje koke të shtuar për shkak të faturës së energjisë. Por ndërkohë 5% e atyre që konsumojnë 25 për qind të energjisë nuk mund ti mbajmë siç bëjmë për pensionistët, fermerët…Siç bëjmë për 95% të konsumatorëve. Ai 5% duhet të marrë pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët. Sepse kjo është një situatë e jashtëzakonshme, në situata të tilla i kërkohet atyre që kanë më shumë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese