Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas tërmetit, 30 vjeçari u nis në koma drejt Italisë, sot është bërë baba i një vajze të vogël (HISTORIA PLOT SHPRESË E MARLIN SHKODRËS)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Marlin Shkodra ishte djaloshi i ri që thuajse doli pa jetë nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, që mori jetën e 50 personave në Shqipëri, raporton newsbomb.al.

Me ndërhyrjen e Ogerta Manastirliut, dhe nën kujdesin e kryeministrit, djaloshi 30 vjecar u dërgua me urgjencë drejt Italisë për kurim të specializuar me një helikopter sanitar në 28 nëntor 2019. Ishte në gjendje kome dhe thuajse pa shpresë për jetën.

Por në 24 shkurt 2020, 3 muaj më pas, ai zbriti në aeroportin e Rinasit me këmbët e veta. U përqafua me ministren e shëndetësisë që i tha se kur u nis drejt Italisë ishte në gjendje të rrënuar. “Nuk di c’tju them, shumë falemnderit”, tha Marlini atë kohë shumë i emocionuar. E ëma e tij, nuk kurseu përqafimet dhe falenderimet, raporton newsbomb.al.

Sa shumë ka ndryshuar jeta e Marlin Shkodrës një vit më pas.

Ai u ritakua këtë mëngjes në Maternitet, sërish me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Këtë radhë si baba.

Ai dhe bashkëshortja e tij sollën në jetë Mian, vajzën e tyre të parë. Ministrja Manastirliu nuk kurseu vizitën për ciftin e ri.

“Kur jeta e Marlinit varej në një fije të hollë shprese, për javë të tëra në gjendje kome pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019, kujdesi në Spitalin e Traumës dhe më pas trajtimin që i mundësuam në Spitalin e Barit, i shpëtuan jetën të riut nga Durrësi.

Kënaqësi të ritakohem me Marlinin, që pas rekuperimit të plotë shëndetësor, bashkë me shoqen e tij të jetës Megin, janë gëzuar me Mian e porsalindur” shkruan Manastirliu në rrjetet sociale, raporton newsbomb.al.

166156624 3026284374258172 6413157906197711552 n
Marlin u dërgua me urgjencë drejt Italisë për kurim të specializuar

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img