Pak ditë më parë në Stamboll, është mbajtur Kongresi Botëror i Naftës ku kanë marrë pjesë krerët e shumë shteteve.
Midis zyrtarëve të lartë ka qenë dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili është fotografuar në një bar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Fotua është bërë publike nga vet bari, i cili shkruan se frekuentimin e tij, e kanë preferuar dhe krerët e Shqipërisë dhe Serbisë.
Ajo që bie në sy është buzëqeshja e Ramës dhe serioziteti i Vuçiç. Duket se pas takimit të parë në Beograd, marrëdhënia midis dy liderve ka pasur përmirësim.