Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Pas takimit të G-20, Obama ‘’8 me 2’’ shmangësve të taksave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas samitit të G-20, presidenti i SHBA-së Barack Obama, u bën thirrje të gjitha shteteve të punojnë për t’i dhënë fund evazionit të taksave.

Shmangia ndaj taksave ndikon negativisht në buxhetin e shtetit. Në këtë mënyrë thotë Obama: “Humbasim mundësinë të ndërtojmë universitete, të përmirësojmë infrastrukturën…por, mbi të gjitha ndikon negativisht tek vendet në zhvillim pasi rrit rrezikun për korrupsion”.

Sipas tij, ata që i shmangen taksave duhen identifikuar dhe shteti amerikan po punon për këtë, megjithëse akoma nuk dihet çfarë masash do merren ndaj tyre.

“Nuk është çështje që zgjidhet brenda natës, por po të fitojmë besimin e njerëzve.. mund të arrihet”- thotë ai.

Sipas presidentit amerikan, të gjitha shtetet duhet dhe do të punojnë të koordinuar me njëri-tjetrin për ta zgjidhur këtë problem.

“Deri më tani kemi progresuar, por jo aq sa duhet” – deklaron ai.

Çështja e taksave do të diskutohet sërish në samitin e ardhshëm të G-20, në 2017-ën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img