Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Pas takimit me Vuçiç në Bruksel, Haradinaj sulmon Albin Kurtin: I paaftë! Dështoi komplet në procesin e dialogut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e cilëson si një dështim takimin e sotëm në Bruksel mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit, lidhur me ecurinë e dy vendeve njohjen reciproke.

Sot pas përfundimit të takimit, Presidenti i Serbisë tha se ranë dakord që dialogu i nivelit të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut. Ai gjithashtu foli edhe për mospajtimet mes tyre.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut. Delegacioni shqiptar nuk dëshiron ta përmbushë atë që nënshkroi. Ata e quajnë provokim faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji… Mungesë e plotë e realitetit”, tha Vuçiç para gazetarëve, duke pranuar se mes tij dhe Kurtit ka pasur dhe përplasje, pasi ky i fundit i kishte kërkuar njohjen e Kosovës, ndërsa Vuçiç ishte përgjigjur “kurrë nuk do e njohim”.

Kurti lajmëroi se kishte renditur katër pika në mbledhjen e nivelit të lartë në Bruksel, mes tyre ndryshimin e CEFTA-s në SEFTA, (South-East European Free Trade Agreement), nënshkrimin e një marrëveshje paqeje për të mos e sulmuar njëra-tjetrën, reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave si dhe parashtroi çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë.

Këto pika sipas Haradinajt janë pa rëndësi, nëse nuk arrihet njohja reciproke mes dy vendeve.

Shënimi i plotë i Ramush Haradinaj

Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.

Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.

Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.

Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin.

Më shumë

spot_img
spot_img