Pas takimit të zhvilluar me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim, kësaj here me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan.
Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama ka zbuluar vizitën që Presidenti i EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan do të zhvillojë në Tiranë.
Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se gjatë këtij takimit të zhvilluar në New York me Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan u fol dhe për finalizimin e paketës së investimeve në vendin tonë.
LEXO LAJMIN: Rama takon në New York ministrin e Jashtëm të Britanisë, ja kush e shoqëron
“Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama prej ditës dy ditësh ndodhet në New York në kuadër të mbledhjes së Asamblese së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pasi Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurisë në OKB.