Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Pas takimit me Metën, Rama thërret me urgjencë në zyrë njerëzit më të besuar të tij. I bashkohet edhe Vasili

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas takimit mëngjesin e sotëm me kreun e LSI-së Ilir Meta, kryeministri Edi Rama sapo ka thirrur në zyrën kryeministrore  njerëzit më të besuar të tij: zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, kreun e grupit Parlamentar të Ps-së, Gramoz Ruçi, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Këtij takimi iu bashkua pak minuta më vonë edhe ministri i LSI-së Petrit Vasili. 

Rama-Peleshi- Ruçi -Tahiri- Veliaj dhe Vasili po diskutojnë prej më shumë se një orë lidhur me propozimin e Metës për “qeverinë e besimit” dhe përgjigjen e Bashës i cili sot foli për “dialog por dialog pa pazare politike”, siç u shpreh ai.

Kujtojmë se takimi i Ramës me Metën mëngjesin e sotëm zgjati vetëm 30 minuta ku mendohet se janë diskutuar dinamikat e fundit politike pas deklaratave e kundërdeklaratave.

Sakaq, dhe më herët edhe Meta thirri në zyrën e tij ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili. Nga gjithë këto takime, sërish mbetet e mjegullt situata mes palëve dhe sidomos fati i zgjedhjeve.

Më shumë

spot_img