Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Pas takimit me Metën, Berisha bën njoftimin e rëndësishëm: PD në aleancë dhe me partitë e vogla opozitare, dalim me kandidatë të përbashkët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike bashkë me Partinë e të Drejtave të Njeriut, Partinë Republikane, Partinë Agrare dhe Lëvizjen për Zhillimin Kombëtar do të dalin në zgjedhjet lokale me kandidat të përbashkët.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i PD, Sali Berisha, i cili shkruan se pas takimit me kryetarët e partive opozitare kanë vendosur që në zgjedhjet lokale të 2023 të dalin me kandidat të përbashkët.

Më herët Berisha ka njoftuar se do të ketë aleancë në këto zgjedhje dhe me Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta.

“Takim me kryetarët e partive aleate. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare- Ambjentaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë” shkruan Berisha.

Më shumë




spot_img








spot_img