Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pas takimit me Kotzias, rrëfehet Bushati në Komision: KJO ËSHTË LISTA E ÇESHTJEVE! Hap cilësor për të hequr ligjin e luftës

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm për takimin me homologun e tij grek Nikos Kotzias ka zbardhur listën e çeshtjeve të diskutuara.

Bushati tha se janë vendosur ekuilibra të rinj me Greqinë ndërsa u shpreh se Shqipëria është e vendosur për dialog me shtetin fqinj. Ndërsa evidentoi se në të kaluarën “janë bërë gabime trashanike”, ministri tha se është duke u punuar për heqjen e ligjit të luftës.

MË SHUMË NGA FJALA E BUSHATIT NË KOMISION:

“Eshtë bërë një pune tre vjecare për dekretet legjislacionin dhe ndërhyrjen që duhet. Pjesë e kësaj shporte janë cështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e duhur të marrëveshjes për të rënët grek gjatë luftës italo-greke. E kam thënë se kjo është marrëveshje e vitit 2009 e firmosur pak a shumë në të njëjtën kohë nga pala greke nën vëzhgimin e dy kryeministrave. Dhe nuk është atakuar në asnjë institucion shqiptar. Dhe për sa kohë nuk është atakuar, gjatë dy viteve punë i kemi dëshmuar palës greke nevojën tonë për të përmirësuar marrëveshjen dhe për ta sjellë në përputhje me normat ndërkombëtare. Kemi përfshirë në këtë protokoll zbatimi të autoriteteve të ndryshme të shtetit shqiptar sepse përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit kanë autoritetet vendore. Shumë ka pasur diskutime për këtë cështje, nuk i kemi shpëtuar spekulimeve nga mediat. Ekspertët e ministrisë së mbrojtjes ka parë praktikën ndërkombëtare. Jemi asistuar nga një ekspert amerikan që merret me personat e zhdukur në konflikte.

I gjithë ky process do të mbyllet bashkërish mes ekspertëve greke dhe ekspertëve shqiptarë. Statusi i varrezave është i qepur nga pikëpamja ligjore, e jo si ka qenë në të shkuarën. Me palën greke kemi diskutuar edhe për atë që e quajmë si shporta e dytë, apo cështje të aktualitetit. E them me një lloj pezmi që asnjëherë nga ju se cbëhet me vulën apostile, ca do bëhet me 500 mijë shqiptarët që jetojnë në greqi, si mund të kërkojmë të drejta për ta. Për ne ishte I pashpjegueshëm fakti që vula apostile mbetet ende në fuqi. Edhe faturat financiare që paguajnë shtetasit shqiptare për këtë gjë është diku te 4-5 milionë euro.

Po kështu edhe për sa I përket njohjes së ndërsjelltë të patentave. Eshte një cështje që është e zgjidhur me Italinë, me të gjitha vendet fqinjë, e kemi vendosur në tryezë për ta zgjidhur me palën greke dhe sot vazhdojmë diskutimet në nivel ekspertësh për të përfunduar me këtë marrëveshje.

Vazhdojmë me tekstet shkollore duke qenë se është cështje që ka hasur shqetësime si nga pala greke ashtu edhe nga pala jonë. Eshtë duke përfunduar procesi me ekspertët.

S’ka asnjë arsye për të mos qenë të qartë. Me greqinë nuk kemi përfunduar cështjen e regjimit kufitar, qoftë në det, ashtu edhe në tokë. Ka qenë e trashëguar, e lënë në harresë duke mos pasur asnjë lloj vetëdije për të diskutuar dhe për të dhënë argumentet që duhen.

Nuk ka asnjë në këtë sallë që mendojnë se marrëveshja e 2009, ishte një marrëveshje e mirë, e drejtë dhe e duhur. I vetmi që e mbron këtë marrëveshje është Sali Berisha dhe po ai thotë se është shfuqizuar për shkak të ndërhyrjes së Greqisë te Gjykata jonë Kushtetuese. Unë nuk e kam kurajon ta bëjë këtë akuzë. Por për sa kohë që Gjylkata ka folur për këtë cështje, ky është perimetri që operon cdo qeveri dhe do të ketë diskutim me greqinë për këtë cështje.

Gjykata kushtetuese ka ngritur argumente të karakterit substancial, sikundër ka ngritur edhe shqetësime të karakterit procedurial, që nga plotfuqishmëria e presidentit të Republikës deri te zgjidhja e cështjes.

Unë kam biseduar me presidentin e kam informuar para takimit për hapat që mund të ndërmerren në lidhje me Greqinë dhe do të përmbahemi palëkundshmëri. Referencat nuk ndryshojnë për këto cështje.

Kemi hapur një kantier të ri pune me Greqinë, marrëveshjet me piramidat dhe menaxhimin e incidenteve në kufi. Po punojmë për një regjim të përbashkët kufitar.

Kam dëgjuar një pjesë prej jush që përbetohen dhe thonë: nëse Edi Rama merr 5 km det mbrapsh ne do duartrokasin. Ta dini se për ne është I rëndësishëm se proceci i bisedimeve vazhdon të ndërtohet mbi disa parime themelore që i imponon e drejta ndërkombëtare dhe mbi nevojën për të gjetur një zgjidhje e cila në fund të ditës është e pranueshme për palët. E kam thënë disa herë që ne e kemi mbyllur me Italinë. Italia me Greqinë ende nuk e kanë mbyllur këtë proces”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese