Hapësire reklamuese

Bota

Pas sulmeve në Izrael, BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në listën e terroristëve

Shkruar nga Newsbomb
Pas sulmeve në Izrael, BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në

Bashkimi Europian ka futur në listën e terroristëve dy komandantët e Hamasit, pas sulmeve të grupit militant në Izrael më 7 tetor.

Dy terroristëve Mohammed Deif, komandant i përgjithshëm i krahut ushtarak të Hamasit dhe zëvendësi i tij, Marwan Issa, duke filluar nga sot, 8 dhjetor i janë ngrirë të gjitha fondet dhe asetet e tjera financiare në vendet e BE-së.

Grupi palestinez i cili kontrollon Rripin e Gazës, Hamasi, është shpallur organizzatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Militantët e Hamasit e kanë nxitur luftën me Izraelin, pas sulmit që kanë kryer në territorin e tij më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Për pasojë, Izraeli ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazën me 2.3 milionë banorë.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 17.000 njerëz kanë vdekur si pasojë e sulmeve izraelite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese