Hapësire reklamuese

Politikë

‘Pas studimeve dua t’i futem politikës’, vajza e Niko Peleshit në gjurmët e të atit

Shkruar nga Newsbomb
Aleksia Peleshi- Niko Peleshi

Aleksia Peleshi, vajza e ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi njihet më së shumti për deklaratën e fortë kundrejt ish-ministres Besa Shahini, ku është shprehur asokohe ndaj kësaj të fundit se po tallej me djersën e maturantëve në kohë pandemie.

Aleksia është shumë aktive në instagram dhe shfaq shpesh momente nga përditshmëria e saj.

Përmes opsionit pyetje-përgjigje në instagram, një pyetje që ka pikasur është ajo që lidhet me planet e saj pasi të ketë përfunduar studimet.

Pyetjes se cilat janë planet e saj pas përfundimit të shkollës, vajza e ministrit të Bujqësisë I përgjigjet:

“Shkolla ime të ndihmon të krijosh biznesin tënd ndërkohë që je duke studiuar. Pas studimeve dua t’i futem politikës”, është shprehur bukuroshja, duke treguar se i ka idetë e qarta për të ardhmen e afërt. Aleksia e ka rrugën e hapur drejt politikës, me siguri ministri do të jetë mbështetja më e madhe e vajzës së tij në politikë.

119515243_423471995289745_6447968744516770860_n.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu