Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi ka anuluar tenderin për trajtimin dhe tredhjen e qenve. Kjo vjen pas skandalit të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, ku shikohej në një video teksa kryente marrëdhënie intime me Alma Kaçi.
Tenderi me vlerë 14 milionë lekë u zhvillua për herë të parë më 2 mars të këtij viti, por pas shtyrjes dy herë radhasi nga Golemi deri në plotësimin e plotë të dokumenteve, u vendos të bëhej në fund të qershorit.
Anulimi i tenderit
Por pas videoskandalit të Safet Gjicit, kryebashkiaku i Gjirokastrës bëri shpalljen e tretë formale të tenderit më datë 24 korrik, e më pas më 14 gusht u bë dhe anulimi përfundimtar, me arsyen se nuk ishte paraqitur ansnjë ofertë tre herët e para.