Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas skandalit reagon Unioni i Gjyqtarëve: Distancohemi nga këto veprime të turpshme

Shkruar nga Newsbomb

Pas publikimit të skandalit të gjyqtarit Guximtar Boçi ka reaguar Union i Gjyqtarëve, i cili thekson se distancohet nga këto veprime të turpshme.

Reagimi i Plotë i Unionit të Gjyqtarëve

Unioni distancohet nga këto veprime të turpshme dhe nxit organet kompetente Prokurori dhe KLD të veprojnë për të zbardhur sa më shpejt ngjarjen dhe për të marre masat përkatëse.

Garantojmë publikun se shumica dërmuese e gjyqtarëve nuk kanë asnjë lidhje me këto fenomene shumë të rrezikshme, të cilat janë në kundërshtim flagrant me normat e etikes se gjyqtarit dhe moralit shoqëror.

Falënderojmë median për identifikimin e këtij rasti, i cili do të shërbej për të përcaktuar qartë fajtorët dhe shmang përbaltjen përgjithësuese të trupës së gjyqtarëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.