Hapësire reklamuese

Showbiz

Pas skandalit në Zvicër, Loredana merr vendimin drastik (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Javët e fundit reperja e njohur Loredana Zefi u kthye në kryefjalën e mediave për shkak të një mashtrimi i zbuluar në Zvicër, për të cilin këngëtarja edhe u shoqërua në polici.

 

Bëhej fjalë për një mashtrim me vlera të mëdha monetare që Loredana i kishte bërë një çifti zvicerian.

Ndërkohë, pak ditë pas kësaj ngjarje, Loredana ka lajmëruar ditën e sptme se do të anullojë të gjitha kocertet që kishte planifikuar.

"Unë i kam anuluar të gjitha koncertet kam dëshirë të jem pranë jush, por tani është koha e gabuar dhe shpresoj që të keni mirëkuptim”, ka thënë Loredana.

Më tej ajo ka vazhduar duke përmendur edhe skandalin në të cilin është përfshirë.

“Shumë gjëra kanë ndodhur ditët dhe javët e fundit dhe unë e kam vërejtur dhe e di që shumë njerëz kanë shkruar për mua që unë nuk jam fare e interesuar dhe nuk po merrem me këto çështje fare”, ka thënë Loredana.

“Jam duke u marrë me këtë m** problemi pse kaq shumë njerëz po shkruajn gjëra të pavërteta,  çdo njeri që më  njeh e din që unë nuk jam person që largona prej problemeve, nuk kam nevoj për keqardhjen e juaj e vetmja gjë që kam nevojë dhe kërkoj nga ju është që të më jepni pak kohë”, ka shtuar Zefi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll