Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Pas ‘SHUPLAKËS’ së Ramës, prefekti i Kukësit REFUZON heqjen e titullit për Veton Surroin

spot_img

Lajme të ngjashëm

7222550e59b46e5993d819e881870cd5

Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana ka refuzuar heqjen e titullit “Nderi i Qarkut Kukës” për politikanin kosovar Veton Surroi.

Kujtojmë se Këshilli i Qarkut Kukës kërkoi heqjen e titullit për Surroin pas kërkesës nga dy intelektualë të Kukësit. Dy anëtarët e Këshillit Baudin Murati dhe Misin Braha i propozuan Domit që t’i hiqnin titullin “Nderi i Qarkut Kukës”, politikanit kosovar Veton Surroi.

Në argumentet e tyre, ata pretendonin se Surroi ka bërë deklarata kundër UÇK-së dhe për këtë arsye duhet të hiqet njolla e zezë nga zemrat e banorëve të Kukësit. Më pas kryeministri Edi Rama është distancuar nga ky veprim i këshillit të Kukësit, duke u shprehur se kjo është një lajthitje kolektive dhe uronte që Prefekti ta refuzojë.

Rama u shpreh se parlamenti duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e titujve dhe medaljeve.

Më shumë

spot_img