Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.1kmh
75 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Pas Shqipërisë, hakerat sulmojnë Maqedoninë e Veriut, objekt web-faq e Ministrisë së Arsimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas Shqipërisë edhe Maqedonia e Veriut ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Bëhet me dije se faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit është jashtë funksionit pas sulmit të mbrëmshëm kibernetik.

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie qëndroi mesazhi “Sulmuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çojnë në një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”. Nga Ministria e Arsimit thanë se ne nuk ka hapësirë për t’u shqetësuar duke shtuar se asnjë bazë e të dhënash të qytetarëve nuk janë të vendosura në këtë faqe.

Ministria e Arsimit thanë se ne nuk ka hapësirë për t’u shqetësuar duke shtuar se asnjë bazë e të dhënash të qytetarëve nuk janë të vendosura në këtë faqe.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Qendrën Kombëtare CIRT për Incidentet Kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku presim, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndërmarrin veprime konkrete për gjetjen e vendndodhjes dhe burimin e sulmeve. Ndërkohë, shërbimi IT i Ministrisë së Arsimit, me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, po ndërmerr veprime për forcimin e sigurisë së faqes së internetit, pas së cilës do të aktivizohet sërish. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për shkarkimin e supozuar të disa bazave të të dhënave të qytetarëve, sepse nuk ka baza të tilla të dhënash në faqe dhe e njejta ka karakter informativ”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kujtojmë që edhe Shqipëria ka rënë pre e një sulmi kibernetik që ka sulmuar TIMS. Hakerimi ka bllokuar sistemin TIMS dhe faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Vetëm pak minuta më parë në një deklaratë zyrtare Ministria e Brendshme njofton se dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS.

Më shumë




spot_img








spot_img