Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Pas shkarkimit nga kreu i Shoqatës së Bashkive, PD i del në mbrojtje Voltana Ademit: Edi Rama i ka hapur luftë, është një vendim partiak dhe antidemokratik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me shkarkimin e Voltana Ademit në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë nga Shoqata e Bashkive.

Tabaku thotë se ky vendim është antikushtetues dhe nuk është bazuar në asnjë vendim ligjor.

Sipas saj, personat të cilët morën këtë vendim nuk janë anëtarë të SHBSH dhe nuk kanë asnjë të drejtë mbi të.

“Me një akt të paprecedentë, antikushtetues, antiligjor, të fallsifikuar, Edi Rama i ka hapur luftë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e vetmja kryebashkiake legjitime në vend. Kjo shoqatë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimeve të paligjshme lokale të 2 viteve më parë, duke vënë në rrezik një tjetër pushtet të vjedhur prej Edi Ramës.Vendimi i mercenarëve të Ramës për të ashtuquajturin shkarkim të Voltana Ademit si drejtuese e shoqatës nuk ka asnjë bazë ligjore.

Është një vendim partiak, por pa pasoja ligjore. Personat që kanë marrë vendimin, nuk janë anëtarë të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe nuk kanë asnjë të drejtë mbi të.Vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, një shoqatë mund të mblidhet për të shkarkuar kryetarin e një shoqate tjetër. Edi Rama sot mund të ketë çdo pushtet, por ai kurrë nuk do të mundë të ketë pushtet mbi opozitën. Zëri ynë do të vazhdojë të jetë akoma më i fortë kundër regjimit të dalë nga vjedhja e zgjedhjeve në aleancë të hapur mes qeverisë, krimit të organizuar dhe oligarkëve”, thotë Tabaku.

Ditën e djeshme u mblodh shoqata e bashkive, ku në krye të saj u vendos Pjerin Ndreu duke shkarkuar kështu nga detyra Voltana Ademin.

Më shumë

spot_img
spot_img