Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas sherrit plagosen 2 të mitur në Tiranë, procedohen 3 të rinj dhe një 44-vjeçar shpallet në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Pas sherrit plagosen 2 të mitur në Tiranë, procedohen 3 të

Policia e Tiranës ka referuar në prokurori 3 djem të mitur, të cilët kanë plagosur 2 bashkëmoshatarë të tyre.

Sipas njoftimit, ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Kinostudios në Tiranë, ndërkohë që vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti, si dhe referohen materialet për 3 shtetas të mitur për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

•Më datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjyaktës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit e mitur me iniciale K. O., 12 vjeç, L. L., 13 vjeç dhe  L.L., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme  në rrugën “Karahman Ylli”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete rrethanore dhe prerëse shtetasit e mitur me iniciale A. H., 12 vjeç, dhe L. H, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Më datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E(S)., M(M), 44 vjeç, sepse në bulevardin “Migjeni”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu