Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Pas sherrit në Tiranë qëlluan me pistoletë në ajër, arrestohet në Morinë një nga autorët e dyshuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 33 vjeçar është arrestuar nga Policia në Doganën e Morinës pasi dyshohet se është një nga autorët e ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në Tiranë, ku pas një sherri mes disa personave, u qëllua me armë zjarri në ajër.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit A. M., 33 vjeç, i kapur nga sherbimet e PKK Morinë, pasi dyshohet se është njëri prej autorëve të ngjarjes të datës 25.08.2021, në rrugën “Ferit Xhajko”, ku mbeti i dëmtuar me sende të forta një shtetas. Punohet për identifikimin, kapjen e bashkëautorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.”

Gjithashtu, në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë të cilët kanë përdorur një 13 vjeçar për të vjedhur para në një lokal, gjatë natës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 23 vjeç dhe B. H., 33 vjeç, pasi kanë përvetsuar një shumë parash prej 700.000 lekë të rinj, të vjedhur nga një shtetas i mitur 13-vjeçar, gjatë natës në një lokal. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. H., iu gjet dhe iu sekuestrua një pashaportë, një leje drejtimi dhe një kart identiteti të dyshuar të falsifikuara. Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së shtetasit E. H dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë të shumës të parave të vjedhur.”

Tiranë – Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme, 3 prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. N., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Po nga Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u kap dhe u bë ekzekutimi i urdhërit të prokurorit për shtetasin H. K., 32 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve bënë kapjen dhe ekzekutimin e urdhërit të prokurorit për shtetasin Glej (Edison) Shehu, 34 vjeç, sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 43 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 23 vjeç dhe B. H., 33 vjeç, pasi kanë përvetsuar një shumë parash prej 700.000 lekë të rinj, të vjedhur nga një shtetas i mitur 13-vjeçar, gjatë natës në një lokal. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. H., iu gjet dhe iu sekuestrua një pashaportë, një leje drejtimi dhe një kart identiteti të dyshuar të falsifikuara. Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së shtetasit E. H dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë të shumës të parave të vjedhur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 20 vjeç, pasi në rrugën “Andon Frashëri” u konstatua duke qarkulluar me një motomjet, i cili është vjedhur gjatë natës në rrugën “Konferenca e Pezës”. Gjithashtu ky shtetas është autor i 2 vjedhjeve të tjetra motomjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit A. M., 33 vjeç, i kapur nga sherbimet e PKK Morinë, pasi dyshohet se është njëri prej autorëve të ngjarjes të datës 25.08.2021, në rrugën “Ferit Xhajko”, ku mbeti i dëmtuar me sende të forta një shtetas. Punohet për identifikimin, kapjen e bashkëautorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 33 vjeç, pasi në kundërshtim me urdhërin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img