Pas sherrit mbrëmë në emisionin e Eni Vasilit ku dy deputetët, socialisti Pjerin Ndreu dhe demokrati Ervin Salianji nuk i kanë kursyer ofendimet dhe fyerjet ndaj njeri-tjetrit teksa po diskutonin për çështjen ‘Tahiri’, janë përplasur edhe njëherë sot në Komisionin e Sigurisë.
Sërish debati ka degjeneruar në fyerje e replika të forta. Ndreu i ka kërkuar Salianjit të “rrijë urtë” ndërsa i riu demokrat i është kthyer “mos më bëj presion”. Molla e sherrit janë bërë radarët. Në përfundim, deputetët e PD kanë braktisur komisionin.
DEBATI I PLOTË:
Ervin Salianji- Olta Xhaçkës: A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët?
Paulin Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.
Pjerin Ndreu (off record): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur….
Paulin Sterkaj-Ervin Salianjit: Unë bëj mundje, boks dhe karate. Mos më bëj mua presion.
Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri morë urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.
Ervin Salianji: Nuk pyes dhe skam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet!