Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas sherrit me efektivët e burgut, lirohet nga qelia anëtari i grupit të ‘Avdylajve’ Saimir Gjepali

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Ditën e sotme është liruar nga qelia anëtari i grupit të ‘Avdylajve’ Saimir Gjepali.

Gjykata e Durrësit ka përcaktuar për të detyrim paraqitje.

Gjepali dhe grupi i Avdylajve disa ditë më parë kërcënuan një gardian në burgun 313. Kjo ka ndodhur pas një përplasje që ka ndodhur pas një vendimi për kontrollin e qelive të tyre, ku është gjetur një telefon. Kësisoj drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, urdhëroi tre muaj izolim për anëtarët e bandës së Avdylajve dhe për një shtetas italian, pas sherrit me efektivët e burgut.

Pas sherrit, ata u lanë në në izolim në sektorin e posaçëm.  Kujtojmë se Gjepali ishte në mesin e  25 të arrestuarve që ishin pjesë e bandës së Avdylajve dhe akuzohen për trafik droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash, etj. 

Vijon...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu