Turqia ka reaguar ashpër ndaj komenteve të kryeministri italian Mario Draghi i cili e cilësoi presidentin Ergogan si diktator dhe e kritikoi për mënyrën sesi e trajtoi presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.
Kujtojmë se me datën 6 prill, presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen dhe shefi i Këshillit Europian Charles Michel u takuan me presidentin e Turqisë Erdogan.
Në dhomën e bisedimeve ishin vendosur vetëm 2 karrige për të tre udhëheqësit.
Por, në të dyja karriget u ulën presidenti Erdogan dhe shefi i Këshillit të Europës, ndërsa Ursula Von der Leyen u la në një divan, i cili ishte larg karrigeve ku ishin ulur dy udhëheqësit e tjerë.
Kryeministri italian, Mario Draghi, deklaroi se ishte “shumë i pakënaqur me poshtërimin që presidentja von der Leyen ka pësuar”. Ai e quajti Erdogan një “diktator”.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, tha se Turqia “dënon me forcë vërejtjet populiste dhe komentet e shëmtuara dhe të paarsyeshme”, të bëra nga Draghi.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer deklaroi se von der Leyen ishte befasuar nga situata, por vendosi që të vazhdojë sipas protokollit.