Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Pas shembjes së tregut rom, reagon Bashkia: Ishte i pistë, do zvendosen në 3 zona të tjera

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas shembjes së tregut të rrobave të përdorura pranë spitalit nr 5 në kryeqytet, ka reaguar bashkia e Tiranës. Në një njoftim në media, bashkia njofton se aksioni për shembjen e tregut u mor për shkak se ISHP kishte dhënë alarmin se zona kishte mbingarkesë mikrobike, ndërsa u ka ofruar tregtarëve një zgjidhje alternative.

“Nuk po i xhjerrim në rrugë. Tregtarët do të vendosen në 3 pika të ndryshme për spostimin e tregut, ne mjedise më të përshtatshme. Tregjet do zhvendosen te Uzina Dinamo, në Kodër Kamëz e ish-Fonderia Mekanike”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Sipas këtij institucioni aksioni u ndërmor në kuadër të formalizimit të tregjeve dhe në kuadëer të politikave zhvilluese për tregjet publike.

Aksioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia bashkiake ndeshi në rezistencën e tregtarëve rom, të cilët fillimisht nuk pranuan të ngrinin tezgat e tyre.  

Më shumë

spot_img