Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Pas Selamit e Patozit, surprizon edhe Bregu: Kundër shkarkimit të Bashës, interesi kryesor fitorja e PD-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Jozefina Topalli dhe Arben Imami kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashës përmes një konference për shtyp.

Fill pas saj, ata takuan edhe të përjashtuarit e tjerë nga listat e PD-së por me ç’duket, jo të gjithë ndajnë të njëjtin qendrim. Pas Eduard Salamit dhe Astrit Patozit, edhe Majlinda Bregu del kundër shkarkimit të Lulzim Bashës. Bregu thotë në një intervistë për Vizion Plus se interesi kryesor është fitorja e PD-së.

 INTERVISTA:

Majlinda Bregu: Nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë,  të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike. Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re. Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike.

Por a do te vazhdoje te ruaje Bregu te njëjtin qëndrim ndaj Lulzim Bashes ne rast se PD humbet zgjedhjet e 25 qershorit.

Analiza për Kryetarin pas zgjedhjeve?

Majlinda Bregu: Eshtë shumë mirë që ka një zgjim më të madh sot të të gjithë demokratëve për të kuptuar dhe për të adresuar problemin atje ku realisht ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë vazhdoj të besoj që Partia Demokratike është e të gjithëve, nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img