Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Pas sekuestrimit të pasurive të Ylli Ndroqit, Edi Rama thyen akullin dhe rikthehet në Ora News

spot_img

Lajme të ngjashëm

bafbaf3054a766d4e2d3e09825c02bef

Kryeministri Edi Rama do të rikthehet sërish në RTV Ora, për të dhënë një intervistë ekskluzive në “PolitikOn”, me Alfred Lelën.

Prej muajit gusht, dhjetëra biznese dhe pasuri të paluajtshme në pronësi të biznesmenit Ylli Ndroqi, përfshi edhe televizionin Ora News, janë nën sekuestro preventive, pas hetimeve për përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar droge.

Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të mësipërme gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Sipas Ylli Ndroqit, akuzat ndaj tij bëhen për shkaqe politike, duke hedhur poshtë pretendimet e gjykatës.

Më shumë

spot_img