Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas samitit të Berlinit, Vuçiç javën e ardhshme në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të udhëtojë me 8 maj në Romë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini.

Temë kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën. Sipas asaj që raportojnë mediat në Beograd, takimi mes Vuçiç dhe Salvinit pritet të jetë i mbyllur për mediat.

Sakaq, pasi të përfundojë takimin në Romë, Vuçiç do të udhëtojë në mbrëmje drejt Tiranës  për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili do të mbahet në kryeqytet për dy ditë.

Po ashtu edhe në takimin mes Vuçiçit dhe Mogherinit temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se kjo do të jetë vizita e dytë e Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, por e para si president i Serbisë.

Në maj të 2015 ai vizitoi Tiranën teksa mbante postin e kryeministrit të Serbisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu