Hapësire reklamuese

Politikë

Pas Robert Ndrenikës, Rama “rrëmben” Tinka Kurtin, shfaqet në videon e radhës së kryeministrit: I duhet Shqipërisë, ai nuk ndalet kurrë (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Pas Robert Ndrenikës, Rama “rrëmben” Tinka Kurtin, shfaqet

Kryeministri Edi Rama pas Robert Ndrenikës ka arritur të “rrëmbejë” edhe aktoren Tinka Kurti.

Aktorja është shfaqur në spotin e radhës së Edi Ramës. Ajo thotë se Rama ka punuar shumë dhe se i duhet Shqipërisë.

“Kur lumenjt dalin nga shtrati. Kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohët më të vështira. Shqipërisë i duhet Edi Rama. Ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë. Si askush tjetër,” thotë ajo në videon e Ramës.

Kujtojmë që në spotin e pare të PS pjesë ishte aktori Robert Ndrenika.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.