Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve, Ministria e Arsimit merr vendimin e rëndësishëm: S’ka më mësim online, mësimi do të zhvillohet në shkolla për klasat 1-12

Shkruar nga Newsbomb
Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve, Ministria e Arsimit

Pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandoi që mësimi mund të fillonte rregullisht në shkolla, Ministria e Arsimit ka vendosur që të pranojë këtë propozim.

Ministrja Evis Kushi në një deklaratë njoftoi se të gjithë nxënësit nga klasa 1-12 do të fillojnë mësimin në shkolla duke filluar nga dita e hënë.

“Jam sot këtu për t’u njohur me një vendim të rëndësishëm, pas rekomandimit të Komitetit për rikthimin plotësisht në skenarin e parë të procesit mësimor në shkolla tona. Më në fund procesi mësimor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar nga klasa e parë në të dydmbëjdhjetën do të zhvillohet  në mjediset fizike të shkollave cdo ditë të javës.Të gjitha institucionet tona arsimore janë  gati për këtë skenar që në fillim të javës tjetër, duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik, sikurse janë përcaktuar qartë nga ministria e Shëndetësisë dhe e mbrojtjes Sociale”, u shpreh Kushi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll