Nuk ka kaluar më shumë se një javë kur jë artikull i paguar nga qeveria shqiptare plot 350 milionë lekë, mbushte faqet e prestigjozes “The Economist”, duke lavdëruar punën e qeverisë me reformat në vend.
Vetë qeveria u shpreh se ky artikull kishte si qëllim reklamimin e Shqipërisë për tërheqjen e investitorëve të huaj, ndërkohë që në mediat britanike dhe ato italiane përflitet për një frymë negative me imazhin e Shqipërisë.
Por sot te kategoria e lajmeve për Europën, një shkrim jo edhe aq pozitiv për Shqipërinë është shfaqur, kësaj here i pa-sponsorizuar. Artikulli është hedhur në faqen e internetit por është marrë nga versioni print i revistës.
Në artikull flitet për ndikimin e madh që Turqia ka në vendin tonë duke “sponsorizuar islamin për të rritur prestigjin dhe fuqinë e saj”.
“Një XHAMI GJIGANDE po rritet në rrugën George W. Bush në Tiranë, pranë parlamentit të vendit dhe kur të mbarojë do jetë xhamia më e madhe në Ballkan e financuar nga Turqia”, shkruhet në artikull.
Më tej shkruhet se roli i Turqisë në Shqipëri shkon përtej ndërtimit të xhamive. Nga shtatë shkollat islame në Shqipëri, gjashtë janë të lidhura me Gulenin. Agjencia e zhvillimit turk “TIKA” ka mbaruar 248 projekte në Shqipëri. Artikulli nuk le pa përmendur edhe faktin se 150 shtetas shqiptarë i janë bashkuar Shtetit Islamik.
“Diyanet-i” turk e ka përhapur programin e tij të xhamive në vende që kanë lidhje me historinë osmane. Në vitin 2014 Erdogan tha se Kuba ishte zbuluar më parë nga myslimanët dhe shpalosi planin për të ndërtuar një xhami aty.
Përhapja masive e ndërtimeve është bërë një mjet për transmetimin e kredencialeve fetare myslimane të Turqisë në audiencën vendase dhe të huaj.
Objektivi përfundimtar është “pretendimi i territoreve të reja”, thotë zoti Oktem. “Është ideja se Turqia duhet të jetë udhëheqësi i gjithë botës myslimane”.
Diyanet-i turk, direktorati i marrëdhënieve fetare, ka ndihmuar në ndërtimin e 100 xhamive në 25 vende. Në Bosnje, Kosovë, Filipine dhe Somali ka restauruar vende islamike të shkatërruara nga lufta apo fenomenet natyrore, ndërsa Mazhar Bilgin, një prej zyrtarëve të Diyanetit këmbëngul se paratë vijnë nga financues privatë. /Newsbomb.al/