Hapësire reklamuese

Politikë

Pas raportueses së PPE, edhe Grenell kritikon ashpër votimin e Kurtit: Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij

Shkruar nga Newsbomb
Pas raportueses së PPE, edhe Grenell kritikon ashpër votimin e Kurtit:

Ish-i dërguari Special i SHBA-ve për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me votimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare ditën e sotme në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter Grenell shprehet se ky veprim i Kurtit sipas tij i tregon shumë botës, duke shtuar se Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.

“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij", shkruan Grenell.

Pak më herët raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet parlamentare, duke e quajtur një veprim të papranueshëm nga ana e Kurtit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu