Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

‘Pas Rakipit dhe Plasarit, kërcënoi Lubonjën’, Boçi: Rama çdo individ oponent e sheh si armik të pushtetit të tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me sulmin e sotëm ndaj analistit Fatos Lubonja dhe sulmet e shtuara ndaj gazetarëve në media.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Boçi shprehet se, kryeministri Rama kërkon me çdo kusht të shtypë cdo analizë, opinion apo mendim kritik që i del kundër.

Boçi ka përmendur disa raste që sipas tij janë shantazhuar nga kryeministri si gazetarët, Peka, Rakipi, duke shtuar dhe së fundmi Lubonjën.

Në fund, ish- deputeti fton të gjithë shqiptarët, të bëhen pjesë në protestën e nesërme të opozitës.

Deklarata e plotë:

DELIRANTI QË KËRCËNON

Rama nuk ndalet në marrëzinë e tij për pushtet absolut.

Deliranti kryeministër përdor krimin, vjedh vota në mes të ditës, shkel Kushtetutën e çdo ligj që e pengon, abuzon me ekonominë e me shqiptarët, bën korrupsion.

Por nuk mjaftohet me kaq.

Ai kërkon me çdo kusht të shtypë cdo analizë, opinion apo mendim kritik që i del kundër.

Lufta me median, veçanërisht atë online nuk i mjafton.

Tashmë ka kaluar në sulme verbale e fizike, shantazhime e kërcënime ndaj personave të veçantë, gazetarëve e intelektualëve që njihen për pavarësinë e tyre të menduarit dhe të shprehjes së mendimeve.

Rastet e Pekës, Rakipit, Plasarit e të tjerë më parë, janë ndjekur nga kërcënimi i Fatos Lubonjës.

Këtu asgjë nuk është e rastit.

Mentaliteti kriminal i tij, nën delirin e madhështisë, e bën atë që të shohë çdo individ oponent si armik të pushtetit të tij.

Opozitën politike e qytetare e burgos, e gjuan me polic e me gaz.

Ndërsa opozitën intelektuale e shantazhon, e kërcënon me ekzistencën, me jetën e familjen që ajo të heshtë, të thyhet dhe të dorëzojë dinjitetin.

Dikujt i dërgon mesazhe kërcënimi të koduara me fjalimet i tij, siç bëri me Pekën. Dikujt i nis mesazhe anonime kërcënuese, sic bëri me Rakipin. Dikujt i çon manjakë FCB-je të blerë, siç bëri me Plasarin.

Ndërsa Lubonjës i dërgoi militantin e thekur të armatosur, për ta kërcënuar live.

Përgjigjen nga ta e ka marrë e do ta marrë.

Të mos harrojmë që është po i njëjti kryeministër që i çoi gangsterët Rektorit dhe banditët kryetarit të KQZ.

Siç ka bërë me kundërshtarë të tjerë politikë e apolitikë.

Marshimi i tij nga krimi në krim është i pandalshëm.

Në rrugëtimin e tij për pushtet, nga krimi zgjedhor ai kaloi në atë ekonomik, më pas në krimin social e mediatik. Sot krahas tyre bën krime dhe kundër personit.

Askush nuk duhet të presë që ai të ndalojë vetë.

Deliranti ordiner duhet ndalur me cdo kusht.

Nesër në 8 Korrik të vazhdojmë rrugën pa kthim për shkuljen e Delirantit ordiner!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img