Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
75 %
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
39 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Pas PS-së, SPAK zbarkon në zyrat e Lapsi.al, sekuestron serverin me të dhënat e votuesve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbarkuar në zyrat e medias Lapsi.al, për të sekuestruar serverin me të dhënat e votuesve, që sipas mediave po përdoret nga partitë politike për për qëllime elektorale.

Më herët SPAK ka shkuar edhe në PS dhe institucione të tjera për të kërkuar databazën e të dhënave të qytetarëve që janë me të drejtë vote. Dje, prokurorët e posaçëm nisën hetimet pasi në media dolën të dhënat personale të qytetarëve, të cilët pretendohen se zotërohen nga Partia Socialiste dhe janë marrë nga institucionet shtetërore në mënyrë të pakligjshme.

albsig

Nga hetimet, pritet të dalë nëse këto të dhëna janë marrë/zotërohen nga Partia Socialiste, apo janë të tjera dhe nuk kanë lidhje me ato të institucioneve qeveritare. SPAK do të bëjë krahasimin e tyre dhe verifikimin për publikimin e këtyre të dhënave.

Numri 2 i PS Taulant Balla dy ditë më parë tha se PS ka databazën e saj të krijuar ndër vite me votuesit e PS dhe nuk ka lidhje me të dhënat e e-Albania. Portali Lapsi.al që publikoi databazën pretendon se të dhënat e qytetarëve janë marrë nga e-Albania dhe disponohen nga PS-ja.

Ndërkohë Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit (AKSHI) ka sqaruar se të dhënat e qytetarëve nuk disponohen dhe nuk përpunohen nga ky institucion, e për rrjedhojë nuk ka si t’i jenë dërguar Partisë Socialiste.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img