Hapësire reklamuese

Bota

Pas provokimeve Erdogan 'kërcënon' Mitsotakis: Do të mësoni mirë për çmendurinë e turqve

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se nëse bisedimet me grekët do të ngecin, atëherë Greqia do të shohë çmendurinë e vërtetë të turqve.

Kjo deklaratë erdhi pasi Greqia i kërkoi Turqisë që të çmilitarizojë 16 ishujt grekë.

“Unë deklarova që mund të takohem me Mitsotakis. Nëse kërkoni paqe, atëherë mos na sfidoni. Ne thamë që duhet të fillojnë kontaktet e para, dhe ato filluan javën e kaluar në Stamboll, dhe tani Mitsotakis është përsëri provokues. Ju uleni në tavolinë dhe pastaj ngriheni e largoheni. Duhet të mësoni të njihni kufijtë tuaj. Është e qartë se çfarë po bëni me ishujt. Nuk do të përfitoni nga ata që ju besoni. Çfarëdo ndihme që të keni, duhet ta dini se Turqia është në këmbë dhe do të bëjë gjënë e duhur. Do të mësoni mirë për çmendurinë e turqve”,- tha Erdogan.

Presidenti turk Erdogan me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis u ulën për të biseduar me 25 janar dhe që atëherë mes dy vendeve ka pasur incidente të herëpashershme.

Sondazh

Poll