Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Pas protestave të dhunshme në Gjeorgji, qeveria tërhiqet nga projektligji për “agjentët e huaj”

Shkruar nga Newsbomb
Pas protestave të dhunshme në Gjeorgji, qeveria tërhiqet nga

Qeveria e Gjeorgjisë ka tërhequr një projekt-ligj të diskutueshëm për "influencën e huaj" pas dy ditësh protestash të dhunshme në Tbilisi.

"Si parti qeverisëse përgjegjëse ndaj çdo anëtari të shoqërisë, ne kemi vendosur ta tërheqim pa `kushte këtë projektligj që ne e mbështetëm", tha partia “Ëndrra Gjeorgjiane”, në një komunikatë publike në faqen e saj më 9 mars.

Protestat shpërthyen më 7 mars, kur ligjvënësit e Parlamentit gjeorgjian morën parasysh këtë ligj.

Ligji i propozuar, i cili u mbështet nga partia qeverisëse, “Ëndrra Gjeorgjiane”, dhe u miratua me nxitim në leximin e parë, kërkonte që organizatat e shoqërisë civile që marrin mbi 20 për qind të financimit të tyre nga burime të huaja, të etiketohen si "agjentë të huaj".

Kritikët thanë se ky ligj pasqyronte legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike, sidomos mediat e huaja ose të financuara nga jashtë.

Ngjashmëria e projektligjit gjeorgjian me atë rus provokoi zemërimin e mijërave qytetarëve,  të cilët protestuan për dy ditë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës ndaj tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këshilloi shtetasit rusë që qëndrojnë në vendet fqinje, të qëndrojnë vigjilentë.

“Ky është shteti ynë fqinj dhe përkundër faktit se ne nuk kemi marrëdhënie me Gjeorgjinë si të tillë, situata atje nuk mund të mos shkaktojë shqetësimin tonë”, tha Peskov.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll