Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pas protestave për mosplotësimin e kushteve, Shkodra rrezikon të mbetet pa transport urban

Shkruar nga Newsbomb
Pas protestave për mosplotësimin e kushteve, Shkodra rrezikon të

Transporti urban në Shkodër rrezikon mbylljen totale të këtij shërbimi. Kjo dkelaratë ka ardhur nga administraoti i trasportit urban në këtë qytet, Melidion Dervishi i cili është shprehur se që nga data 8 gusht, kur është organizuar protesta për shërbimin urban, situata ka mbetur e njëjtë.

 “Mbështetja ka munguar si nga bashkia, ashtu edhe qeveria”, ka thën ai.

Kujtojmë se ditën e sotme Shoqata e Transportit në Tiranë në një deklaratë për mediat ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk merr masa, atëhere shërbimi i transportit urban do të reduktohet me 50%.

Ky vendim vjen “si shkak i mos-marrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë. Në deklaratën e tyre shtojnë se sektori ka shkuar deri në kapitullimin ekomomik”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll