Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Pas propozimit nga Basha, babai i doli mamit në ëndërr” Nebiaj me lot në sy rrëfen momentin prekës: Thuaji Orit që….

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ori Nebija është kandidate për deputete  e Partisë Demokratike  në Tiranë. E ftuar te emisioni “Rudina” Ori ka ndarë me publikun  një moment mjaft prekës.

Ajo rrëfeu se ditën që mori propozimin për të hedhur kanditaturën e saj,  i ati i ndjerë I ka dalë të ëmës në ëndërr dhe i ka thënë  “thoji Orit që do hedhim një vals të gjithë”.

“Edhe kur u bëra zëdhënëse, i vetmi person që më mungoi në jetë për ta konsultuar si vendim, për ta marrë si hap i bindur dhe mbështetja e vetme që më mungonte ishte ajo e babait tim që ka qenë, një ndër njerëzit që më ka bërë mua të ndjej lirinë apo forcën për të patur zë edhe për të qenë aktive dhe për të ndjerë një vokacion që më çon drejt Kuvendit shqiptar.

 Këtë moment e kisha edhe më të vështirë, pasi e diskutova me zotin Basha, teksa ika nga ai i vetmi person që doja të shkoja ishte im at. Edhe mamaja ime e di këtë gjë edhe nëse herën e parë kur u bëra zëdhënëse i doli motrës në ëndërr edhe i tha “bab thuaji Orit që jam me të”, kësaj here ishte mamaja që e pa në ëndërr natën që u mor vendimi dhe i tha “thuaji Orit që do hedhim të gjithë një vals” dhe unë besoj se ky është mesazhi më i bukur edhe besoj që ky është bekimi i madh në një rrugë që sot nis, por që do të jetë një maratonë e gjatë”- thotë ajo.

Më herët Ori ka treguar se ndarja nga jeta e të atit në mënyrë të papritur dhe se humbja e tij ka qenë mjaft e vështirë për të, dy motrat dhe nënën.  Ai humbi jetën disa vite më parë pasi  nuk mundi të  fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img