Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Pas Prishtinës dhe Ferizajt, edhe një tjetër qytet kosovar vendoset në karantinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5bf2d44a48d68f71e840df67cf48ccc8

Pas Prishtinës dhe Ferizajt, edhe komuna e Suharekës në Kosovë është futur në karantinë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se fshatrat Semetisht dhe Bllacë janë shënuar si vatra të përhapjes së infeksionit.

“Pra me këtë masë ndalohen hyrjet dhe daljet në Komunën e Suharekës, poashtu brenda territorit të komunës ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 17:00 deri ora 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale etj, sipas vendimit të paraqitur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar Muharremaj.

Në fillim në karantinë u futën Prishtina dhe Ferizaj, pasi numri i të infektuarve në këto qytete po rritej me shpejtësi.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë është 283, ndërsa ka patur edhe 7 viktima, ndërkohë që 52 është numri i të shëruarve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img