Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas plumbave shpërthen tritoli në Vlorë, sulmohet objekti në ndërtim te “Uji i Ftohtë”

Shkruar nga Newsbomb
Pas plumbave shpërthen tritoli në Vlorë, sulmohet objekti në

Një sasi lënde plasëse e dyshuar tritol ka shpërthyer në një objekt në ndërtim në Vlorë. Sipas Policisë, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

 Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia e Vlorës.

Pas ngjarjeve të fundit kriminale në Vlorë, tashmë duket se në qytetin bregdetar kanë nisur sulmet me tritol.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu