Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas pesë muajsh pezullim, rinis sot kontrolli teknik i automjeteve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas pezullimit prej pesë muajsh ditën e sotme ka filluar shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se shërbimi i Kontrollit Teknik do të vijojë sipas një kalendari të mirëorganizuar dhe sipas kategorive më prioritare për transportin rrugor.

Prej janarit ky shërbim ka qenë i pezulluar teksa nga sot fillon kolaudimi, fillimisht për kamionët, rimorkiot, tërheqësit dhe gjithë mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

Fillimisht do të jenë 150 mjete për kolaudim, kryesisht që iu refuzua vitin e kaluar,më pas do të jenë mjetet pas 31 dhjetorit që kryejnë kolaudim për herë të parë.

Ndërsa, faza e dytë e kolaudimit do të përfshijë mjetet që përfitojnë nga ndryshimet e Kodit Rrugor të cilat do të njoftohen hap pas hapi nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Atyre që u  skadon në këtë moment certifikata do i shtyhet me një vit me ndryshimet e reja dhe vlen ende certifikata e vitit të kaluar.

Afërsisht 1/3 e automjeteve në Shqipëri sot qarkullojnë vetëm me vulën e pagesës së taksës së qarkullimit dhe pa formularin e kolaudimit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img